Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka reaguar për dënimin e kolegut Ervin Salianji.
Ai thotë se në tri dekada nuk ka patur asnjë dënim me burg jo për denoncime si ai i Ervin Salianjit, por edhe kur është provuar kallëzimi i rremë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Sot, segmente të shtetit Edi Ramës jo vetëm dënuan Ervin Salianjin, por edhe përcollën mesazhin tejet të rrezikshëm për opozitën dhe shoqërinë se mund të dënohesh edhe kur denoncon.
Në tre dekada, nuk kemi patur asnjë dënim me burg jo për denoncime si ai i Ervin Salianjit, por edhe kur është provuar kallëzimi i rremë.
Për të disatën herë si nga selia e Kryeministrisë edhe nga salla e Kuvendit, Rama na kishte treguar se e mbikëqyrte gjyqin ndaj deputetit Salianji.
Duke parë zellin dhe përkushtimin e tij në reagimin e sotëm, Rama vetëm sa konfirmoi se gjithçka qenka orkestruar nga ai.
Është koha të qëndrojmë! Është koha të reagojmë”, shkruan Xhaferaj. /vizionplus.tv