Dënohet me një vit burg Salianji, PD njofton takim urgjent me Grupin Parlamentar

1 month ago 17

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka thirrur një mbledhje urgjente, menjëherë pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili la në fuqi dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit. Apeli i Posaçëm konfirmoi vendimin e shkallës së parë lidhur me dosjen “Babale”, që e akzuon demokratin Salianji për kallëzim të rremë.

Ndërkohë, pranë Salianjit në sallën e gjyqit ishte edhe kolegu demokrat, Gazment Bardhi, si dhe mbrojtja e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Salianji e konsideroi si vendim politik, duke nënvizuar se e gjitha është orkestruar nga Partia Socialiste, për të cilën nuk i kurseu akuzat.

“Është një vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë që është njësoj si të gjykojë një përfaqësues i PS një seksion të PD. Nga të dhënat që kam mbledhur këto ditë duke marrë parasysh se vendimmarrja u shty pa pasur arsye të shtyhej dhe të merrej sot, njëra prej gjyqtarevë është kunata e Belinda Ballukut”, tha ai. “Në të gjithë elementët të një dosje të kopsitur nga fillimi deri në fund e bën këtë një vendimmarrje politike, dënim politik”, shtoi ai.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.
Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio s’është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.

Më pas prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë.

Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg./vizionplus.tv

Read Entire Article