“Derbi ballkanik”, trajneri kroat: Shqipëria, rivale e organizuar dhe e motivuar

3 months ago 21
Reklamë

Sot në orën 15:00, Shqipëria do të ketë përballjen e parë me Kroacinë.

Të dyja skuadrat, që vijnë pas humbjeve me Spanjën dhe Italinë, kërkojnë fitoren në fushën e blertë të Hamburgut.

Në këtë derbi ballkanik, Shqipëria do të vijë me 3 ndryshime. Pas polemikave në ndeshjen me Italinë, Elsaid Hysaj pritet të jetë në stol rezervë, ndërsa dy ndryshimet e tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Trajneri kroat Dalic kërkon më shumë respekt për përfaqësuesen që ai drejton, teksa Shqipërinë e quan një rivale të motivuar dhe organizuar, por jo me cilësitë e Spanjës.

Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas”, u shpreh Dalic në konferencë për shtyp duke shtuar ndër të tjera se ndaj Shqipërisë duhet të kenë durim, nuk duhet të nxitojnë, por të arrijnë rezultat me cilësi dhe me një lojë të qartë./vizionplus.tv

Read Entire Article