Dëshmi tronditëse për priftin që ka abuzuar me bashkëshorten për 50 vite: Nuk e lejonte të lahej, e rrihte pa mëshirë

1 month ago 28

Çështja e dhunës në familje në Chania, e cila ka si protagonist një prift 74-vjeçar të Dioqezës së Kissamos dhe Selinos, i cili doli në pension pak ditë më parë, ka tronditur opinionin public.

Gjithçka nisi korrikun e kaluar, kur vajza e të moshuarit, e cila ndodhet ende e shtruar në spitalin e Chanias, denoncoi të atin për dhunë në familje dhe fyerje të dinjitetit seksual përmes një telefonate fyese që mori prej tij.

Dje është ngritur padi ndaj priftit dhe bashkëshortes së tij, ndërsa dëshmitë që kanë dalë në dritë janë tronditëse.

Një i njohur dhe banor vendas i plakut të fshatit iu referua ngjarjeve të frikshme dhe përshkruan jetën martire që 64-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve dyshohet se ka jetuar që në moshën 14-vjeçare, kur u martua me priftin.

Sipas denoncuesit, prifti që në fillim të jetës bashkëshortore ka shfaqur anën e tij të dhunshme, të egër dhe agresive, pasi në çdo rast ka ushtruar çdo formë dhune fizike, verbale, psikologjike dhe seksuale ndaj gruas së tij, duke cënuar dinjitetin e saj. Sipas dëshmitarit, 74-vjeçari, në sulme xhelozie irracionale dhe patologjike, e kishte ndaluar për njëzet vitet e fundit të merrte pjesë në kishë, pasi në sytë e tij ishte mëkatare.

Gruaja ka duruar jetën e tmerrshme, duke u dashur të rrisë katër fëmijët e saj, të cilët, siç pretendohet, shpesh kanë qenë dëshmitarë të nivelit të rrezikshëm të dhunës së autorit të dyshuar.

Me kalimin e viteve xhelozia e tij u përkeqësua, aq sa ai e ndaloi atë të lahej, si dhe të linte shtratin e tyre gjatë natës për çfarëdo arsye.

Sipas dëshmisë, ai e ka rrahur pa mëshirë, duke i kërkuar të rrëfente “mëkatet”. Personi që foli për ERT Chania përshkroi incidente rrëqethëse të dhunës së verbër: Raportohet se autori i dyshuar e ka rrahur, zhveshur dhe e ka lënë viktimën jashtë shtëpisë gjatë gjithë natës, ndërsa binte shi i madh./vizionplus.tv

Read Entire Article