“Dështimi” në përballjen me Trump, demokratët kërkojnë largimin e Biden: Nuk është i zoti të qëndrojë në detyrë 

4 months ago 23

Pas performancës së dobët të Joe Biden përballë Donald Trump, demokratët kanë ngritur pikëpyetjen, nëse presidenti aktual i SHBA duhet të rikandidojë për zgjedhjet e nëntorit apo jo.

Menjëherë pas përfundimit të debatit në zyrat qendrore të CNN në Atlanta, demokratët në masë nisën diskutimet për zëvendësimin e Joe Biden. Fox News, referuar burimeve nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, shkruan se debati mes Trump dhe Biden ka sjellë shumë reagime dhe zëra të shumtë që kërkojnë largimin e presidentit.

I njëjti burim, thotë se nëse Biden nuk pranon që të largohet, zëvendësimi i tij do të jetë i vështirë, pavarësisht zërave kundër që janë shtuar.

Ish-senatorja e Misurit Claire McCaskill, një demokrate, tha gjatë një interviste se Biden dështoi t’u tregonte amerikanëve se ishte i gatshëm të vijonte punën e tij, pavarësisht moshës.

Detyra ime tani është të jem vërtet e sinqertë. Joe Biden kishte një gjë që duhej të bënte sonte dhe nuk e bëri atë. Ai kishte një gjë që duhej të arrinte dhe kjo ishte të siguronte Amerikën se ai ishte në gjendje të kryente detyrën në mosha e tij dhe ai dështoi në këtë sonte.

Tani, a do të thotë kjo që telefoni im të shpërthejë me senatorë, operativë të fushatës dhe donatorë, donatorë të mëdhenj nga i gjithë vendi, a do të thotë kjo që Joe Biden nuk do të jetë kandidati? Unë nuk e di këtë. Unë mendoj se ne do të marrim vesh më tepër brenda disa javësh”, tha McCaskill./vizionplus.tv

Read Entire Article