Dështon komisioni hetimor, socialistët nuk shkojnë në mbledhjen per koncesionet në shëndetësi

5 months ago 36
Reklamë

Mbledhja e tretë e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi dështoi për shkak të mungesës së socialistëve.

Në orën 13.30 opozita zuri vendet e saj në sallën e komisionit por në mungesë të mazhorancës dhe pa kuorum mbledhja nuk ishte e vlefshme dhe as nuk u transmetua nga kuvendi ndërkohë që deputetët demokratë shfrytëzuan telefonat për të treguar karriget bosh të socialistëve

Në këtë situatë kryetarja e komisionit  Albana Vokshi doli para gazetarëve për të akuzuar shumicën socialiste se synon të bllokojë hetimin e koncesioneve në shëndetësi

“Po tenton të pengojë punën, në papërgjegjshmëri totale, duke përdorur hile, pretekste të paqena..”, tha Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Hetimor.

Ndërkohë që në rrjetet sociale, nënkryetari i komisionit socialisti Plarent Ndreca sqaroi arsyet pse mazhoranca mungoi.

Sipas Ndrecës nuk ka pasur asnjë vendimmarrje apo dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e sotme. “njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara janë vijim i kulturës së mosnjohjes së procedurave që i ka kthyer në parti vulëhumbur që akoma sot e kësaj dite nuk po arrijnë ta gjejnë” shkruan në rrjetet sociale Ndreca./Vizionplus.tv/

Read Entire Article