Dështon sërish mbledhja! Opozita bllokon Komisionin e Reformës Zgjedhore, socialistët largohen nga salla

7 months ago 23
Reklamë

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar sërish për të dytën herë.

Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.

Damian Gjiknuri kërkoi që karriget të liroheshin dhe në pamundësi u ka thënë “kalofshi një ditë të mbarë”.

Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.

Top Channel

Read Entire Article