Ka nisur projekti ndërkombëtar ‘Earth Telescope’, që ka si qëllim vëzhgimin dhe eksplorimin e zemrës së Tokës.
Ky teleskop do të ketë në vëmendje kryesisht astenosferën, që është edhe shtresa me sipërfaqësore e mantelit tokësor, dhe rolin e saj në dinamikat e pllakave tektonike dhe e krijimit të magmës.
Pavarësisht se astenosfera ndikon drejtpërdrejt proceset e verifikuara në pjesën e kores tokësore, impakti i saj mbi hidrosferë dhe atmosferë është ende shumë pak e njohur.
Fokusi shkencor për këtë projekt do të jene në 3 linja kryesore, Sakura që do përqëdrohet në studimin e rolit të astenosferës, pllakave tektonike dhe magmës, Tesi, me fokus ndërveprimi i proceseve të brendshme të thella të Tokës, Demetra që do orientohet në qartësimin e lidhjes mes aktivitetit vullkanik dhe ndryshimit klimatik.
Gjithashtu do të përfshihet edhe Inteligjenca Artificiale në këtë projekt të madh, për të njohur më teper thellësinë e planetit tonë, që është edhe ndër zonat më të paeksploruara.