Detaje nga ekzekutimi i tre fëmijëve në Angli/ Ata ishin pjesë e komunitetit sudanez, mister marrëdhënia e tyre me 42-vjeçaren e arrestuar

8 months ago 11

Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Angli, ku tre fëmijë u gjetën të vrarë në mënyrë misterioze.

Një foshnjë u gjet e vrarë në një shtëpi së bashku me një vajzë tre vjeçare dhe një djalë shtatë vjeçar, konfirmoi sot policia sipas The Sun.

Një grua 42-vjeçare u arrestua me si e dyshuar për vrasjen e të miturve, e cila ndodhet nën mbajtjen e policisë në spital për shkak të plagëve të marra gjatë ngjarjes.

Policia e Avon dhe Somerset konfirmoi sot se viktimat ishin një djalë dhjetë muajsh, një vajzë tre vjeç dhe një djalë shtatë vjeç.

Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë është informuar pasi ka pasur “kontakt paraprak me policinë në fillim të këtij muaji”.

“Ne kemi kërkuar një referim në letër me informacion të mëtejshëm në lidhje me kontaktin paraprak dhe pasi ta marrim, ne do ta vlerësojmë atë për të përcaktuar nëse kërkohen veprime të mëtejshme nga ne”, tha një zëdhënës.

Fqinjët thanë se dy fëmijët më të mëdhenj ndiqnin shkollën fillore lokale Sea Mills, e cila u mbyll këtë mëngjes.

Mamaja dhe babai i tyre ishin pjesë e komunitetit sudanez në Bristol, ndërsa marrëdhënia mes të dyshuarës dhe fëmijëve nuk është bërë e ditur nga policia.

Top Channel

Read Entire Article