Detaje nga ngjarja në Sarandë, adoleshenti u plagos me thikë nga një 14-vjeçar, policia në kërkim të autorit

5 months ago 35

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e një 16-vjeçari në Sarandë, i cili u paraqit në spital për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë dy plagë me thikë, një në dorë dhe një në gjoks.

Sipas policisë, autor i kësaj plagosje është një i mitur 14-vjeç, i cili aktualisht po kërkohet nga policia.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 16-vjeçari është jashtë rrzikut për jetën.

Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas i mitur 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Read Entire Article