DETAJET/ Dy të plagosur në Tiranë, policia rrethon lagjen, autori në arrati – New

2 weeks ago 31
Reklamë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Vizionplus.tv mëson se të plagosurit janë Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj.

Mësohet se Ronaldo Metushi ka marrë plumb në këmb, ndërsa Kastriot Elezaj në gjoks.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke theksuar se ka rrethuar zonën. Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i autorëve.

Të dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thekson policia./vizionplus.tv

Read Entire Article