Detajet e tragjedisë në Tepelenë, dy nga të plagosurit në gjendje të rëndë

6 months ago 23
Reklamë

Dy nga personat që mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik mbrëmjen e së dielës në Tepelenë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë, teksa po marrin mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Lavdie Meta dhe Jani Meta, të cilët ishin pasagjerë në makinën “Tojota Jaris”, shpëtuan për mrekulli nga përplasja fatale e tre automjeteve, por fatkeqësisht tre të afërmit e tyre që ndodheshin në makinë me ta humbën jetën, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe 90-vjeçarja Afërdita Begaj.  Lavdosh Begaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja dhe nëna e saj  ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës.

Viktima e katërt ishte shoferi i “Benzit” që shkaktoi edhe aksidentin tragjik, Riza Rrapa.  Edhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Aksidenti ndodhi  në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër. Në një moment për shkak të lagështirës në rrugë, por edhe shpejtësisë së lartë, Riza Rrapa  ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur me automjetin  “Toyota yaris” që drejtohej nga Lavdosh Begaj  dhe një “BMV” që  ishte pas, ku udhëtonte drejtori i ARRSH Gjirokastër Andi Shkurta me bashkëshorten dhe shoferin e tij.

Përplasja e automjeteve ishte aq e fortë sa që pjesa e përparme e “Benzit” u shkatërrua totalisht, ndërsa automjeti “Toyota yaris” u shtyp i gjithi duke mbetur mes dy automjeteve.

Nga aksidenti tragjik mundën të shpëtonin me lëndime jo seriozë vetëm tre personat që udhëtonin me “BMV-në”. /vizionplus.tv

Read Entire Article