Dhunë ndaj grave, një i proceduar dhe një i arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

6 months ago 21
Reklamë

Dy raste dhunë janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit. Një 58-vjeçar është arrestuar në Gramsh dhe një 43-vjeçar në Belsh është proceduar në gjendje të lirë.

Të dy akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. Zh., 58 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 43 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia./vizionplus.tv/

Read Entire Article