Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

6 months ago 19
Reklamë

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article