Dhunoi gruan dhe kunatën, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

6 months ago 20
Reklamë

Një 42-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Plezhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article