Dhunoi me grushte fëmijën 10 vjeç, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

8 months ago 40
Reklamë

Një 36-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka dhunuar një fëmijë 10 vjeç.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa materialet i kanë kaluar prokurorisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 10-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article