Dhunoi nënën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, arrestohet 31-vjeçari në Bulqizë

5 months ago 25
Reklamë

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime në trup.

Policia thotë se pas marrjes së njoftimit për një konflikt që po ndodhte në familje, shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes u parandalua përshkallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi 31 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht  nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore./vizionplus.tv

Read Entire Article