Ndaj një 31-vjeçari me iniciale F.M, policia e Pukës ka nisur procedimi penal.
I riu akuzohet se ka dhunuar nënën e tij, për arsye të cilat ende nuk janë bërë të ditura.
“Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në fshatin Fjerzë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv