Dhunoi vajzën, vëllanë dhe nënën, arrestohet 45-vjeçari në Bulqizë

7 months ago 9
Reklamë

Një 45-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi në gjendje të dehur, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Radovesh, po ndodhte një konflikt i ashpër në familjen e shtetasit A.D., menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 45 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë. Ky shtetas, në gjendje të dehur u konfliktua dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article