Dialogu Kosovë-Serbi/ Kryeministri Rama: Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit, të rëndësishme për paqen! Të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e anëtarësimit në BE

6 months ago 22
Reklamë

Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter ka reaguar për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e saj Zbatues, për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij takimi i Këshillit Europian po afron dhe Marrëveshja së bashku Aneksin e Zbatimit “duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

As we approach the 21st March European Council meeting, it’s crucial to remember that the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation of Relations between Kosova and Serbia, along with its Implementation Annex, is of the utmost importance for maintaining…

— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2024

Top Channel

Read Entire Article