Një auomjet tip “Opel” është djegur në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të një punonjësi të policisë.
“Rreth orës 10:00, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetases R. Z”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv