Dijonisi dhe Xhesika u përfshinë në një debat, në lidhje me aludimet se cili fermer do të eliminohet.
Dijonisi i tha Renisit se Xhesika do të eliminohet sonte, por kjo e fundit i kërkoi fermerit të mos flasi pas krahëve kur nuk është prezente.
Këto fjalë revoltuan Dijonisin, i cili i tha se ajo është më pak e votuara në fermë dhe do të largohet sonte.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Kush mendon se del sonte? Xhesi po e po.
Renisi: Se di.
Xhesika: Pse flet për mua kur unë nuk jam aty.
Dijonisi: Ku je o njeriu më pak i votuar në fermë.
Xhesika: A po flisje për mua?
Dijonisi: Po. Do eliminohesh sonte. /vizionplus.tv/