Dijonis Biba ka treguar më shumë detaje për veten dhe mënyrën se si sillet ai me vajzat në rrjetet sociale.
Fermeri thotë se ai merr guximin që të shkruaj vetë i pari për 2 apo 3 ditë, por më pas, u bën bllok nëse nuk i kthejnë.
Dijonisi shkon edhe më tej, ku thotë se si shenjë hakmarrje e poston në story dhe kërkon nga ndjekësit t’i bëjnë adresës report për ta bllokuar fare.
“Unë jam dakord që të më shkruaj, i kthej, flasim sa flasim, e mbyllim, natën e mirë…Të nesërmen është normale që do të shkruaj prap unë, se s’do të lë unë të më shkruash ti, po më shkruajte mirë do ishte gjithsesi.
Por, nëse flet 3-4 fjalë dhe pastaj ma lë seen s’ka shanse t’i shkruaj prap, madje i fus bllok. Bllok edhe e nxjerrë në story që report këtë llogarinë”, tha Dijonisi. /vizionplus.tv