“Disa fitojnë për vete dhe vjedhin pensionistët”, Rama: Duhet të rrisim kontributet, për pensione më të mira

2 hours ago 23

Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë kanë qenë në një bashkëbisedim me pensionistët.

Rama tha se pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet, pasi nuk janë çështje vetëm e buxhetit të shtetit, por e gjithë shoqërisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama tha se kushdo që fiton në Republikën e Shqipërisë ka detyrim të japë atë që u takon pensionistëve, teksa pati edhe një mesazh për ata që fitojnë dhe nuk japin kontribut.

“Pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet. Merrni Gjermaninë, çdo shtet të rajonit tonë. Zgjidhni dhe do të shikoni që pensionet janë pjesa më e vështirë dhe ka një sërë pse-sh.

Do të përpiqemi të ndajmë me ju edhe se pse kjo çështje nuk është një çështje e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë që qeveria mund të vendosë çfarë të dojë, kjo ëhstë një çështje e përbashkët e shoqërisë. Është një çështje e të gjithë atyre që fitojnë para në Shqipëri. Brenda atij fitimi është detyrimi ligjor të japë atë që u takon pensionistëve përmes skemës. Që ne të rrisim kapacitetin për të pasur në vijim një rritje të arsyeshme dhe të qëndrueshme të pensioneve, duhet të rrisim kontributet dhe të imponojmë këtë rritje kontributesh dhe për ata që fitojnë për vete dhe vjedhin pensionistët”, tha Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article