Dita e dytë e mbledhjes së qeverisë, çfarë pritet të ndodhë sot në Shëngjin

8 months ago 20
Reklamë

Sot në Shëngjin vijon mbledhja e qeverisë për të dytën ditë radhazi. Ditën e djeshme mbledhja zgjati për rreth 10 orë dhe u mbajt me dyer të mbyllura.

Çështjet kryesore ishin objektivat e qeverisë, parlamentit dhe Partisë Socialiste për vitin 2024.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ministrat, drejtuesit kryesorë të shumicës socialiste në parlament dhe partisë bënë një bilanc të arritjeve dhe mosarritjeve të vitit që lamë pas.

Nga diskutimet e bëra, kryeministri Edi Rama i përcaktoi secilit sektor objektivat që duhet të përmbushë. në qendër të diskutimeve ishte edhe prezantimi i sfidave të administratës publike, shërbimeve dhe inovacionit për muajt ne vijim.

Ndërkohë, ditën e sotme pritet të bëhet një konkluzion i debatit dhe të ndahen detyrat për gjithësecilin.

Gjithashtu do të mbahet edhe mbledhje e kabinetit qeveritar, vendimet e së cilës do të komunikohen në përfundim. /vizionplus.tv

Read Entire Article