Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, por data nuk është ende zyrtare.
Megjithatë, gjatë seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, gjatë një replike me opozitën duket se bëri publike dy alternativat e mundshme të datës së zgjedhjeve.
Teksa po diskutonte ligjin për Urdhrin e mjekut, ai tha se qeveria do të japë llogari me datë 4 apo 11 maj para qytetarëve.
“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.
Data e zgjedhjeve caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, pas propozimit të qeverisë./vizionplus.tv