Ditea e prekur: Ndihem në faj me babain, nuk i jap rëndësinë e duhur

6 months ago 14

Ditea është shprehur e prekur për të atin, duke theksuar se ndihet në faj ndaj tij.

Gjatë podcastit me Renisin, ajo theksoi se telefonata e Xhesikës me të atin, e bëri të reflektojë, pasi përmend gjithmonë motrën dhe mamanë, por jo të atin.

“Unë dje kur pati telefonatën Xhesi me të atin u preka shumë, sepse këtu përmend gjithmonë mamin dhe motrën, e kam gjithmonë në mendje babin, por nuk e përmend asnjëherë. U ndjeva në faj sepse jam gjatë gjithë kohës duke përmendur ato të dyja dhe babin nuk e përmend edhe pse është po aq i rëndësishëm”, tha ajo.

Ditea ka treguar herë pas here dashurinë për familjen, teksa ka quajtur me emrin e të motrës, Sara, një dele të fermës.

Read Entire Article