Ambasadorja e Austrisë nga Shkodra: Mbështesim fort integrimin e Shqipërisë në BE

2 hours ago 18

Ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, e emëruar pak muaj më parë në vendin tonë, tha se Austria mbështet fuqishëm hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian. Këtë deklaratë ajo e bëri në 20 vjetorin e kremtimit të festës Kombëtare të Austrisë në Shkodër.

“Shkodra është një vend shumë i veçantë për Austrinë. Austria e ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë këtë rajon me të gjitha mundësitë. Austria është një nga mbështetësit më të fortë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe jemi shumë të lumtur që grupi i parë i negociatave u hap javën e kaluar. Jam e kënaqur që këtu ka një komunitet të vogël austriak. Ju jeni zemra e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe jepni një kontibut të rëndësishëm në thellimin e tyre”, tha ambasadorja Zach.

Konsulli i Nderit i Austrisë Gjergj Leqejza i cili organizon për 20 vite këtë aktivitet, tha se Austro-Hungaria është prezente që në shekullin e 17-të në veriun e Shqipërisë ndërsa edhe në ditët e sotme ajo vijon që të jetë një prej shteteve që mbështet procesin e integrimit europian.

Festa e Austrisë në Shkodër e cila mbledh autoritete vendore, fetare por edhe më gjerë është kthyer në një traditë të përvitshme në këtë qytet si shenjë falenderimi për mbështetjen e Austrisë ndaj vendit tonë./vizionplus.tv

Read Entire Article