Djegia e makinave në Cërrik e qëllimshme, identifikohet autori, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje

6 months ago 25
Reklamë

Dy automjete u dogjën ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit në Cërrik.

Një ditë më pas policia ka zbardhur ngjarjen, e cila rezulton e qëllishme dhe ka identifikuar autorin e dyshuar.

Lexo edhe :

Related Posts

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. F., 34 vjeç, i cili u shpall në kërkim”, thuhet në njoftim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B., 32 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Cërrik (vëllezër).

34-vjeçari rezulton i dënuar më parë për tentativë vrasjeje. Vijon puna intensive për kapjen e tij./vizionplus.tv

Read Entire Article