Dokumentari i Rai 3, demokratët e Berishës lajmërojnë protestë para Parlamentit

5 months ago 33

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë lajmëruar se do të mbajnë protestë ditën e enjte më 6 qershor, para parlamentit.

Protesta vjen pas dokumentarit të publikuan në televizionin italian Rai3.

Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata e radhës e reportazhit për Shqipërinë nga emisioni investigativ “Report” në RAI 3, me titull “Fshat shqiptar”.

Në emisionin e djeshëm, gazetari i Rai3 Giorgio Mottola ka zhvilluar dy intervista, me kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendësministrin Arben Ahmetaj.

Ky i fundit sipas gazetarit, ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. Ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj është shprehur se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit. /vizionplus.tv

Read Entire Article