Borusia e Dortmundit siguroi një biletë në gjysmëfinalen e Champions-it, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Atletikon e Madridit në duelin e kthimit.
Një përmbysje spektakolare e verdhezinjve, që duket se e kanë shndërruar “Signal Iduna Park” në një fortesë të pathyeshme.
Dortmundi ka mbetur i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions, duke regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime. Falë kësaj ecurie verdhezinjtë kanë vendosur një rekord të ri për sa i përket pathyeshmërisë në shtëpi në këtë kompeticion.