Dosja “Babale”, lihet në fuqi vendimi me një vit burg për Salianjin

1 month ago 22

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me një vit burg për demokratin Ervin Salianji.

Menjëherë pas përfundimit të seancës, Salianji deklaroi për mediat se vendimmarrja ishte e gjitha politike.

Lexo edhe :

Related Posts

“Është një vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë që është njësoj si të gjykojë një përfaqësues i PS një seksion të PD. Nga të dhënat që kam mbledhur këto ditë duke marrë parasysh se vendimmarrja u shty pa pasur arsye të shtyhej dhe të merrej sot, njëra prej gjyqtarevë është kunata e Belinda Ballukut”, tha ai. “Në të gjithë elementët të një dosje të kopsitur nga fillimi deri në fund e bën këtë një vendimmarrje politike, dënim politik”, shtoi ai.

Seanca pati tension pas depozitimit të një vendimi nga mbrojtja e Geron Xhafës.

Bëhet fjalë për nje vendim të datës 12 prill 2018 të gjykatës së krimeve të rënda që pushoi hetimet për trafik droge ndaj Geron Xhafës.

Vendimi i është dorëzuar Apelit të Përgjithshëm, nga mbrojtësi i Geron Xhafes, Ardian Visha javën e kaluar, pasi u mbyll shqyrtimi gjyqësor, gjë që sot shkaktoi debat pasi pritej vetëm shpallja e vendimit e jo depozitimi i provave të reja.

Mbrojtja e Ervin Salianjit pretendon se ky vendim përsa kohë nuk ka marrë formë të prerë, nuk është i ligjshëm./vizionplus.tv

Read Entire Article