“Dosja e gjakut t’i kalojë SPAK-ut”, Rama: “21 Janari”, rasti kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por nuk harron kurrsesi që të vijë

7 months ago 28
Reklamë

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për drejtësi për katër viktimat në 13-vjetorin e “21 Janarit”.

Ndërsa përmendi datën e mbajtjes në Gjykatën e Lartë, ai theksoi se dosja duhet t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, për ta çuar më pas në Gjykatën e Posaçme.

Autorët duhet të përgjigjen para shqiptarëve për humbjen e jetës së katër qytetarëve, sipas kreut të qeverisë, i cili vrasjen e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011 e quan krim shtetëror.

Rama: Në këtë rreth të pandashëm kujtese, ka hyrë në fazë të rikuperimit të plotë, duke thyer akullin e shtresëzuar mes shtetit shqiptar dhe drejtësisë, mes të dyjave qëndron një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, 27 shkurt 2024. Pak më shumë se një muaj nëse dosja e  gjakut do t’i kalojë SPAK, për të hapur hetimin e krimit shtetëror në bazë të Strasburgu, apo do të vijojë e mbyllur në barkun e Prokurorisë së rrethit gjyqësor të Tiranës. Të hetohet krejt çka është shkruar qartë si drita e diellit në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë po asgjë më pak dhe pastaj për ta çuar rezultatin e atij hetimi në duart e Gjykatës së Posaçme. Shqipëria dhe shqiptarët do të mund të shohin në dritën e diellit të gjitha ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. 21 janari është rasti kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por nuk harron kurrsesi që të vijë. Krahë pë krah deri në ditën e gjykimit të 21 janarit.

Top Channel

Read Entire Article