Drejtonte makinën nën efektin e drogës dhe “dhuronte show” në mes të rrugës, arrestohet 28-vjeçari

1 week ago 30
Reklamë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi rezulton se drejtonte makinën nën efektin e drogës.

Policia në një njoftim për media bën me dije se i riu u ndalua pasi u kap pa rrip sigurimi dhe më pas rezultoi se manifestonte sjellje të dyshimta.

Me arrestimin e të riut, ka shkuar në 125 numri total i personave që janë kapur në timon nën efektin e drogës.

“Shkon në 125 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Drejtuesi i automjetit me iniciale D.D. 28 vjeç, është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.

Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “THC”.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja dhe arrestimi në flagrancë e drejtuesit të automjetit  si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article