Drejtori Sportiv e konfirmon: Bajrami largohet nga Sasuolo, Rejnxhers derdh 4 milionë euro te italianët

2 weeks ago 38
Reklamë

Nedim Barjami do të jetë futbollisti më i ri i Gllazgou Rejnxhërs në Skoci. Mediat skoceze raportojnë se akordi mes Reinxhers dhe Sasuolo është arritur.

Ka qenë drejtori Sportin i Sasuolos, Xhovani Karnevali i cili ka bërë të ditur se marrëveshja mes dy klubeve është pranë përfundimit.

“Është duke u finalizuar, por ende nuk është bërë. Ne jemi duke punuar për të. Mendoj se së shpejti do të arrijmë një marrëveshje”, u shpreh drejtori i Sasuolos për “Sky Sport”.

Gllazgou do të paguajë 4 milionë euro për kartonin e Nedim Bajramit. Ky do tëjetë kampionati i tretë i Barjamit në karrierë, pas Zvicrës dhe Italisë.

Read Entire Article