Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar një hap historik votimit pro të raportit të diplomates greke Dora Bakoyanis për anëtarësimin e Kosëovës në KiE.
Me anë të reagimit të tij në rrjetet sociale Rama shkruan se në maj pritet dhe akti i fundit i Komitetit të Ministrave, ku të gjithë duhet të vulosin anëtarësimin.
Postimi i Ramës:
😍🇽🇰 NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE🤝
Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës🙏
Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:
VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm🇽🇰
Forca KOSOVË❤️