Drogë dhe municion luftarak, shpallet në kërkim 49-vjeçari në Malësinë e Madhe

5 months ago 31

Policia në Malësinë e Madhe ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gruemirë.

Janë sekuestruar 373 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak.

Identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.  

Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. /vizionplus.tv

Read Entire Article