“Duan ta mbysin”, Basha: PD dhe ndërkombëtarët janë në krah të SPAK dhe BKH

7 months ago 23
Reklamë

Kryedemokrati Lulzim Basha në nisje të Kuvendit Zgjedhor të degëve 8-të dhe dy në Tiranë, ka ritheksuar edhe njëherë se demokratët janë në krah të SPAK.

Sipas Bashës sot të gjithë renditen në një krah, dhe po përpiqen me të gjitha forcat të kapin SPAK-un, herë me kërcënime në intervista mediatike e herë me presione, por nuk do ja dalin pasi SPAK dhe BKH mbështeten nga PD dhe ndërkombëtarët.

Kërcënimi i dytë ju vjen nga SPAK-u. Po të shohim sulmet e baltës rivalizojnë vetëm me SPAK. Mbrëmë kuptuam përse duan ta kenë SPAK-un me çdo kusht nën kontroll, sepse janë të zhytur të gjithë. Këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Por është ndryshe ta dëgjosh nga goja e dyshit që tregon me gisht njishin, i cili ka treshat dhe katrat në burg, disa në duart e prokurorisë, disa në kërkim ndërkombëtar. SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt por është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Ose ta kthejnë në një tjetër del në vathën ku duan të fusin delet e tjera, nuk do t’ia dalin, jo vetëm se PD i jep mbështetjeje pa kushte SPAK dhe BKH-së, por sepse kemi në krah SHBA dhe BE dhe kombet e civilizuara të perëndimit, të cilat na mirëpresin në gjirin e tyre”, u shpreh Basha.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article