Duhet të ishte takimi i dashurisë, çifti përfundon në liqen pas darkës romantike

8 months ago 43
Reklamë

Takimi i tyre i parë duhet të ishte fillimi i një jetë të lumtur dhe të gjatë dashurie, por në fakt përfundoi tragjikisht.

Morgan Algeri dhe Tiziaza Tozzo kishin dalë për të darkuar sëbashku në takimin e tyre të parë në një restorant pranë liqenit të Comos në Itali, ku sapo kishin konfirmuar lidhjen e tyre, por fundi i mbrëmjes do të rezultonte fatal.

Mediat shkruajnë se sapo kanë mbaruar së ngrëni çifti është nisur me makinë për në rrugën e kthimit, por fatkeqësisht mjeti i tyre ka rënë në liqen, ku të dy kanë gjetur vdekjen.

Trupi i Algeri, 38 vjeç, dhe i 45 vjeçares Tozzo, u rekuperuan më vonë nga zhytësit e policisë. Ende nuk dihet saktësisht ajo që ka ndodhur teksa zyrtarët presin rezultatet e autopsisë. Policia tha se po mban “një mendje të hapur” pas rasteve të ngjashme të aksidenteve prej humbjes së ndjenjave të shoferëve.Algeri kishte marrë drejtimin e makinës në zonën piktoreske Viale Geno, pasi e kishte parkuar disa metra larg ujit, por çuditërisht makina përfundoi në liqenin i cili është rreth 20 metra i thellë në atë pikë, raporton The Sun.

Dy fëmijë që ishin në zonë në momentin e incidentit kanë dhënë vetëm detaje të zbehta për policinë.

Ata thanë se dyshja po bisedonin para se të ngjiteshin në makinë, ku Algeri mori drejtimin. Motra e Morgan tha se viktima kishte blerë makinën disa muaj më parë dhe nuk kishte pasur probleme teknike.

Tiziana, e cila la pas djalin e saj 14-vjeçar, ishte njohur një muaj më parë me Morgan, i cili ishte pilot dhe instruktor fluturimi në shkollën Brembate di Sotto.

Tiziana punonte në një fabrikë ushqimesh në Cermenate dhe jetonte me djalin e saj adoleshent pas divorcit nga babai i tij.

Dyshja kishin ngrënë darkën në restorantin Capiago Intimiano para tragjedisë. Makina e tyre u nxor dje nga  uji dhe po analizohet, por deri tani nuk shihet asnjë anomali, tha policia për tragjedinë e mistershme.

Read Entire Article