Dy anije turistike në liqen, rikthehet lundrimi në Shkodër për vizitorët dhe lidhja me Malin e Zi

6 months ago 30

Në liqenin e Shkodrës pas një shkëputjeje disa vjeçare do të rikthehet lundrimi turistik, duke ju dhënë mundësinë qytetarëve dhe vizitorëve të shijojnë magjinë e ujërave dhe peizazhit të liqenit më të madh në Ballkan.

Qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë mundësuar dy varkat e para turistike me kapacitet prej 33 vendesh secila, që do të shërbejnë për lundrimin në liqen dhe lidhjen mes Shkodrës dhe Malit të Zi, siç ka ekzistuar ndër vite.

Varkat i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna.

Dy molet në Shirokë dhe Zogaj kanë përfunduar ndërkohë që në një kohë të shkurtër do të përfundojë edhe investimi tjetër pranë Urës së Bunës të cilat së bashku krijojnë një rrjet molesh për ankorimin e varkave turistike dhe rikthimin e lundrimit elitar në këtë pasuri ujore të Shkodrës në shërbim të turizmit./viziojnplus.tv

Read Entire Article