Dy orë e gjysmë në SPAK, Tahiri “kyç” gojën para mediave: Nuk kam asgjë për të thënë

2 months ago 26
Reklamë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Tahiri qëndroi në SPAK rreth dy orë e gjysmë, nga ora 13:00 deri në 15:40.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-ministri u thirr nga prokurori Elvin Goga në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij prej disa muajsh.

Pasi doli nga SPAK, Tahiri nuk foli për mediat, ndërsa pyetjeve të shumta të gazetarëve zgjodhi t’iu përgjigjet vetëm me “Nuk kam asgjë për të thënë”. /vizionplus.tv

Read Entire Article