Dy të reja vrasin veten në pak ditë, psikologia: Cilat janë shenjat dalluese të një personi që mendon vetëflijimin

5 months ago 36

Katër ditë më parë, më 24 maj, efektivja e policisë Aldorjana Loshi i  dha fund jetës me armën e shërbimit. Një ditë më pas, një 17-vjeçare u gjet e vetëvarur nga familjarët në banesën e saj në Roskovec.

Nuk kanë qenë të pakta rastet e vetëvrasjve në vendin tonë përgjatë kohëve të fundit. Kujtojmë se rasti më tragjik ishte ai i vetëvrasjes së Alma Arrazit së bashku me tre fëmijët e saj të mitur në Shkodër.

Lexo edhe :

Related Posts

Psikologia Destemona Çelo e ftuar në emsionin “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka shpjeguar se si të dallojmë një person i cili mendon të shkojë drejt vetëflijimit.

Çelo: Ne nuk jemi shumë të kujdesshëm. Shenjat një individ që shkon drejt vetëflijimit mund t’i ketë shfaqur edhe me parë. Këta individë qëndrojnë për pak kohë vetëm, qëndrojnë larg familjes, shoqërisë, përmendin vdekjen si shpëtim. Këto janë shenja alarmi që ne nuk i vëmë re ndonjëherë. Me këto sinjale këta individë shprehin nevojën e tyre për ndihmë. Ne ndonjëherë mund t’i bëjmë edhe të ndihen në faj me mënyrën si shprehemi. Mënyra se si reagojmë mund të jetë shokuese për ne, dhe nuk dimë se si të reagojmë. Pra shoqëria reagon në mënyrë të prerë dhe nuk arrin të kuptojë nevojat që ka individi.

Si mund ta vrasim mendimin e vetëvrasjes duke nisur nga vetja?

Çelo: Mendimi i vetëvrasjes edhe nga studimet, është vërtetuar që të gjithë njerëzit një herë në jetë e kanë menduar. Kjo nuk do të thotë që në momentin që kemi një mendim suicidal do të tentojmë. Është e rëndësishme që të kërkojmë ndihmë te njerëzit e besuar. Ka raste që kur këta individë kanë kërkuar ndihmë por personat e tjerë nuk e kanë kuptuar ose e kanë neglizhuar. Mendimet tona mund të ndryshojnë botën. Është shumë e rëndësishme që mendimet të ndryshohen nga negative në pozitive, por jo për të gjithë është kaq e lehtë.

Sa i përket rastit më të fundit, vetëvrasjes së efektives Loshi, psikologia tha se mund të kenë qenë disa faktorë që e kanë shtyrë drejt aktit fatal dhe jo vetëm debati me të dashurin. Pas ngjarjes, policia arrestoi të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se ishte ai që e kishte shtyrë drejt vetëvrajes. Ditën e djeshme Gjykata vendosi ta lironte nga qelia.

Çelo: Shohim sikur nuk ka një zgjidhje në mes të tunelit. Por ku ka një problem gjithmonë ka një zgjdihje. Viktima mund të jetë ndjerë pa zgjidhje. Shantazhi emocional lë pasoja shumë të mëdha te një person, dhe patjetër që mund ta shtyjë drejt aktit. Por nuk mumd të themi që vetëm që faktor ndikon, mund të jenë shumë faktorë. Kur ndihen të pandihmuar këta individë nuk shikojnë shpresë tjetër. /vizionplus.tv

Read Entire Article