Dy të vdekur në një sulm rus në Odesa, probleme me energjinë elektrike

2 months ago 20
Reklamë

Një sulm raketor rus në Odesa vrau dy persona dhe dëmtoi infrastrukturën portuale, tha sot Oleh Kiper, guvernatori i kësaj province jugore të Ukrainës.

Sulmi dëmtoi depo, kamionë dhe një anije, shpjegoi Kiper, teksa një person u plagos.

Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës kishin njoftuar se Rusia ka lëshuar pesë raketa dhe 20 dronë kundër Odesës gjatë natës.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 14 nga 20 dronët.

Në të njëjtën kohë, kompania ukrainase e menaxhimit të rrjetit elektrik Ukrenergo njoftoi se infrastruktura e saj energjetike në provincën Rivne u dëmtua nga një sulm me dron rus.

Sipas guvernatorit të provincës Oleksandr Koval , zjarri që shpërtheu është vënë nën kontroll, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Për shkak të sulmit, në zonë u shkaktuan ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, sqaroi Ukrenergo.

Read Entire Article