Dy vepra penale për incidentin në magazinë, vijojnë hetimet për tragjedinë

6 months ago 19
Reklamë

Një grup ekspertësh nga policia, zjarrfikësja, Inspektorati Shtetëror, i vënë nën presion dhe Prokuroria, janë rikthyer në magazinën në Lushnjë, e cila pasditen e së premtes u shndërrua në skenë krimi.

Hetuesit po bëjnë një kqyrje në drite natyrale të vendngjarjes për të zbuluar shkakun e shpërthimit që mori dy jetë dhe lëndoi 7 persona të tjerë.

Në lidhje me incidentin te magazina e deputetit të PS-së, Bujar Çela, grupi hetimor ka identifikuar dy vepra penale. E para lidhet me shkeljen e rregullave të sigurisë në punë që lidhet me dy bombolat që përdoreshin për saldim, të cilat ishin jashtë çdo kriteri teknik dhe vepra tjetër e shpërdorimit të detyrës në lidhje me dhënien e lejes për këtë magazinë poshtë tensionit 110 kv.

Një prej bombolave vijon ende të jetë e varur në vinç dhe do të lëvizet nga ekspertët kur kqyrja e vendngjarjes të ketë përfunduar. Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë të biznesit, dyshimi është se fillimisht një prej cilindrave ku po punohej për saldim, është thyer e ka marrë flake ç’ka ka bërë që bombola të rrëzohet në tokë dhe të krijohet shpërthim. Për forcën e tij, tregon gropa e krijuar në vatrën e shpërthimit si dhe dëmet e shkaktuara në një rreze të gjerë, ku ndodhen shtëpi e biznese të tjera.

Ndërkohë, në fshatin Karbunarë ku jetonte Roland Hoxha me të birin dhe familjen, ka pllakosur heshtja. Miqtë dhe të afërmit nuk gjejnë dot fjalë të ngushëllojnë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tjerë të Rolandit, i cili së bashku me të birin Lidion, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, kishte ditën e parë të punës në magazinën e deputetit, ku do të merrnin skrapin, por rezultoi të ishte dhe dita e fundit e tyre.

Top Channel

Read Entire Article