Dy vite nga lufta në Ukrainë, Deliu: Nëse Rusia fiton, në Ballkanin Perëndimor mund të ndodhë një krizë e madhe

8 months ago 8

Deputeti i PS-së, ish-ushtaraku Denis Deliu në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Roland Zili ka folur për 2-vjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.

-Si mund ta përkufizojmë luftën dy vite pas nisjes? Ku jemi?

Deliu: Gjithçka ka ndryshuar, pas dy vitesh e gjithë bota ka ndryshuar. Kemi Ukrainën, e cila është përballur me pasoja ekonomike, me humbjen e civilëve, ushtarakëve në fushë betejë. Nga ana tjetër kemi shtetin e Rusisë i cili ka herë pas here suksese dhe dështime. Kemi parë disa herë përpjekje që kanë dështuar të destabilizojnë Rusinë. Pamë një grusht shteti që nuk funksionoi, kemi liderin e ushtrisë mercenare i cili sot ndodhet i vrarë për shkak të tradhtisë që bëri. Kemi parë në nivelin taktik të luftës, suksese dhe humbke nga të dyja ushtritë apo shtetet. Nga Ukaina kemi parë fitore në vitin e parë, ndërsa prisnim një lloj avancimi në vitin e dytë për shkak të mbështetjes që shtetet perëndimore dhe NATO i kanë dhënë. Për fat të keq nuk ndodhi kjo. Nga ana e Rusisë kemi parë humbje të mëdha të forcave ajrore dhe tokësore. Rezistenca dhe qëndresa e ushtrisë ukrainase, e mbështetur me armatime perëndimore rezultuan të suksesshme që Rusia mos avancojë dhe mos e realizojë planin që kishte bërë për marrjen për tre ditë të Kievit.

-Sa thelbësore është kjo mbështetje e Perëndimit për Ukrainën? Çfarë ndodh nëse nuk ka më ndihmë ushtarake?

Deliu: Kemi një lloj përplasje mes Zelenskyt dhe liderëve të ushtrisë për shkak të mosardhjes në kohë të mbështetjes nga Evropa dhe SHBA të paketave ushtarake. Duhet të kihsin ardhur më shpejt, por kemi një lloj stepje, një lloj lodhje nga vendet evropiane për ta mbështetur Ukrainën. Lufta e gjatë çon në hetizim të vendeve. Ukraina i pret me padurim raketat me rreze të lartë veprimi, të cilat do t’i jepnin mundësi të godiste dhe në territorin rus ose në territorin që kontrollohet nga Rusia.

-Ju thatë se tashmë Rusia dhe Ukraina ndodhen në një konflikt ku secila nga palët avancon ose dështon, por praktikisht konflikti është pa zgjidhje. Duke pasur parasysh që lufta mund të zgjasë dhe vendet aleate mund të lodhen, a mos është koha për dialog për arritjen e një paqeje?

Deliu: Sa më shumë lufta zgjatet aq më e vështrë është arritja e një armëpushimi apo një marrëveshjeje. Nga të dyja palët kemi humbje, kemi viktima të cilat nuk mund të kthehen më dhe humbjet e civilëve apo ushtarakëve krijojnë konfuzion dhe urretje mes dy shteteve. Uroj që këto dy shtete të arrijnë një marrëveshje, por duhet një lloj presioni ndërkombëtar, një vazhdimësi komunikimi, shohim që SHBA dhe Evropa kanë ndërprerë komunikimin me liderin rus dhe kjo vështirëson arritjen e një marrëveshjeje. Lideri rus ka arritur që të mundë ata kundërshtarë…së fundmi pamë vjekjen e liderit ozpoitar Navalny, gjë që nënkupton se Putin është një lider autoritar, i cili po fiton ose po i mund kundërshtarët.

-A mud të ndikojë konflikti në Ukrainë, në stabilitetin e rajonit?

Deliu: Ne kemi parë kohët e fundit sulmin në Banjskë, kemi parë në Bosnjë Hercegovinë nga zoti Dodik i cili i bën thirrje punonjësve të policisë që t’i bashkohen protestave që ai organizon. Kemi një lloj influence nga ana e Rusisë nëpërmejt Serbisë, apo liderit serb në Bosnjë-Hercegovinë. Të gjithë bashkë kemi parë një tentativë për grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016, por që nuk rezultoi i suksesshëm. Sot Rusia investon në segmente te caktuara të politikës në Ballkanin Perëndimor por edhe në vende të NATO-s, siç është Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Ajo tenton herë pas here për një destabilizim të rajonit. Nëse lufta do të fitohet nga Rusia, në Ballkanin Perëndimor mund të ndodhë një krizë shumë e madhe./vizionplus.tv 

Read Entire Article