Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet një manifestim solidariteti për Ukrainën, ku vendi ynë dy vite me parë u reshtua pranë shteteve që kundërshtuan pushtimin Rus.
Përpara Bashkisë së Tiranës janë mbledhur shqiptarë në mbështetje të përkrahjes së Ukrainës ndaj agresionit rus, por gjithashtu ka dhe ukrainas të cilët prej dy vitesh jetojnë në Shqipëri për shkak të luftës që po zhvillohet atje.
Ky aktivitet është zhvilluar nga Bashkia e Tiranës dhe ka filluar në orën 12:00. Godina e bashkisë është veshur me flamurin e Ukrainës, ku të pranishëm janë dhe shumë ambasadorë dhe politikanë shqiptarë që kanë treguar mbështetjen në këtë manifestim solidariteti për Ukrainën.
Top Channel