Dyshohen për vrasjen e dy mafiozëve grek Skaftouros dhe Rubetis, arrestohen 5 persona

8 months ago 12
Reklamë

Policia greke ka arrestuar 5 persona të dyshuar si ekzekutorë të dy prej mafiozëve më të njohur në vend, Janis Skafturos Dhe Vasilis Rubetis.

Të dy janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se veç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Operacioni vazhdon dhe gjatë orëve në vazhdim priten edhe detaje të operacionit si dhe emrat e të ndaluarve.

Burime policore thanë se arrestimet e sotme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafias greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba një një pikë karburanti pronë e tij.

Top Channel

Read Entire Article