Dyshohet për larje hesapesh, dy motrat dhe vëllai i tyre gjenden të vrarë dhe të djegur në shtëpi

8 months ago 88
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Morata de Tajunia, rreth 30 kilometra larg Madridit, ku tre të moshuar janë gjetur të vdekur brenda në banesën e tyre.

Sipas mediave tre të moshuarit ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Dy motrat dhe vëllai i tyre, të moshës 70-80 vjeç, u gjetën të vdekur të enjten në shtëpinë e tyre në komunitetin Morata de Tajunia, rreth 30 kilometra larg Madridit, tha policia.

Tre viktimat ishin vrarë brutalisht dhe trupat e tyre ishin djegur pjesërisht . Autoritetet spekulojnë se vrasja e trefishtë lidhet me “larjen e hesapeve”, për shkak të borxheve të mëdha që vëllezërit kishin grumbulluar.

Fqinjët që folën për gazetat El Pais dhe El Mundo dhe televizionin publik thanë se borxhet mund të kenë ardhur nga një mashtrim në internet.

Dy motrat dyshohet se kanë hyrë në një marrëdhënie në distancë me dy persona të cilët i janë prezantuar si personel ushtarak amerikan.

Më pas njëri prej tyre tha se tjetri kishte vdekur dhe i duheshin para për të nisur procedurat që “e fejuara” e tij të merrte një trashëgimi miliona euro.

Dy motrat filluan t’u kërkonin fshatarëve para dhe u futën në borxhe.

Nuk kërkonin 20 apo 100 euro por 5000 apo 6000. Ato pretendonin se i dërgonin para njërit prej të fejuarve të motrës, i cili pretendonte se do ju lointe një pasuri prej 7 mijë eurosh”, tha një fqinj.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article