Dyshohet se ishin përfituar nga aktivitete kriminale, sekuestrohen 30 mijë euro në Fier

5 months ago 37

30 mijë euro janë skuestruar në Fier, pasi  dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga një 30-vjeçar.

30-vjeçari ishte i arrestuar në Greqi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

Në kuadër të një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Fier, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në zbatim të vendimit të kësaj prokurorie, ka vendosur sekuestro preventive mbi një llogari bankare me shumën 30 000 euro, në emër të shtetasit Armando Bregasi, 30 vjeç, banues në Fier.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale. /vizionplus.tv

Read Entire Article