Dyshonte se i përdhunoi vajzën/ 50-vjeçari shqiptar vret kunatin në Greqi, rrëfen krimin në polici

9 months ago 37

Një 33-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje nga kunati i tij në Volos të Greqisë.

Sipas mediave greke, autori qëlloi me armë gjahu drejt vëllait të gruas. Pas krimit, dorëzoi armën në polici dhe rrëfeu krimin e kryer.

Sipas deklaratës së dhënë në polici, vajza e 50-vjeçarit është përdhunuar nga 33-vjeçari. 18-vjeçarja, pretendon autori, është përdhunuar në moshën 9-vjeçare nga daja i saj, ndërsa së fundi ai e shantazhonte me publikimin e videove nga abuzimi seksual.

Autoritetet greke kanë nisur hetimin për ngjarjen dhe kanë kërkuar ekspertizën mjeko-ligjore të viktimës.

Top Channel

Read Entire Article